Gjermania humbet sërish

11 months ago 13
15:02 22/11/2023

Mbrojtja bën me dhimbje koke trajnerin Julian Nagelsmann, Austria fiton 2-0

Austria i shkaktoi Gjermanisë humbjen e dytë radhazi, ndërsa trajneri i ri Julian Nagelsmann vazhdon të ketë një fillim të vështirë. Ish-tekniku i Bayern Munich fitoi ndeshjen e tij të parë kundër SHBA-së e pastaj barazoi me Meksikën dhe u mund nga Turqia.

36-vjeçari zëvendësoi Hansi Flick në shtator, ndërsa Gjermania është vendi pritës i Euro 2024. Marcel Sabitzer kaloi Austrinë e Ralf Rangnick në avantazh. Fitoren e vulosi Kristof Baum-gartner.

Gjermania nga minuta e 49 luajti me 10 lojtarë pasi Leroi Sane u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar ndaj Filip Muene. Pas sfidës, Nagelsman tha se situata nuk është e mirë dhe se në Europian nuk pritet të ndryshojnë shumë gjëra.

“Dua të them se kemi ende shumë punë për të bërë. Kemi punë në çdo repart, por mbrojtja them se ka nevojë për shumë kujdes, pasi u bënë kohë që nuk mbyllim një ndeshje pa pësuar gol. Dhe nëse merr 2-3 gola për ndeshje, atëherë fitorja është e vështirë të arrihet. Duhet ta pranojmë se nuk shikoj asnjë fenomen në këtë rol dhe mendoj se do të vuajmë edhe gjatë Europianit”.

Sipas teknikut, zgjidhja e vetme është kontrolli i topit dhe ekspozimi sa më i pakët i repartit defensive.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article