Gjermania kundër Superligës Europiane

9 months ago 42
16:02 27/12/2023

“Është garë komerciale, nuk ka frymë sportive”

Qëndrimi i Gjermanisë ka qenë i qartë që nga lindja e projektit të Superligës dhe nuk ka ndryshuar pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian: një jo e qartë.

Bayern Munich ishte i qartë dhe si lokomotiva e futbollit gjerman, kundër Superligës janë rreshtuar edhe disa klube të tjera.

Sipas gjermanëve, klube federatë dhe ligë, një kampionat i tillë si Superliga, thjesht komercial do të shkëputej nga strukturat ekzistuese të sportit të organizuar dhe do të pengonte një partneritet në futboll. 

Megjithatë, duhet të mbahet mend se asnjë klub gjerman nuk i ishte bashkuar Superligës që nga lindja e saj, kur projekti u lançua më 19 Prill 2021.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe qeveria gjermane nëpërmjet ministres së Brendshme Nancy Faeser, e cila është edhe përgjegjëse për Sportin, kur një vit më parë tregoi mbështetje për Federatën e Futbollit duke thënë se “ata që e duan futbollin janë kundër Superligës, e cila nuk është mbështetëse dhe bie ndesh me frymën e sportit”.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article