Gjesti Fair Play i Ronaldo, mohon penalltinë në favor të tij

10 months ago 21
19:00 28/11/2023

Gjest i bukur i Fair Play, ai i Cristiano Ronaldo në nisje të ndeshjes mes ekipit të tij Al-Nassr dhe Persepolis, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të Azisë.

Pak minuta pas nisjes së takimit, kampioni portugez përfundon në tokë në zonën e rreptësisë së kundërshtarit.

Arbitri i ndeshjes, duke parë një kontakt të pretenduar me një kundërshtar, vërshëllen penalltinë në favor të skuadrës saudite. Por në fakt një kontakt mes Ronaldos dhe futbollistëve të ekipit iranian nuk kishte.

Edhe vetë Ronaldo pranoi menjëherë se nuk ishte penallti. Ai u drejtua tek gjyqtari kryesor dhe i tregoi të vertetën e rrëzimit të tij, duke e shtyrë arbitrin që më pas ta verifikonte këtë pretendim me VAR. Për rrjedhojë kryesori revokoi vendimin e tij për penalltinë e dhënë më parë.

Penalltia mund t’i kishte dhënë Al Nassr fitoren pasi ndeshja përfundoi 0-0, ndërsa një gjest kampioni, i firmosur nga një kampion i përjetshëm si Cristiano Ronaldo.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article