“Gjithçka ishte e kryer” – Ish-sulmuesi i Barcelonës pretendon se Real Madridi kishte pranuar shitjen e Benzemas për ta transferuar atë

8 months ago 15

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Radio DelSol, ish-sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka zbuluar se Real Madridi ishin të gatshëm që të shesin Karim Benzeman për të nënshkruar me të në 2014.

Pasi shënoi 31 gola në 33 ndeshje për Liverpoolin atë sezon, performancat e Suarez bën që ai të fitonte Këpucën e Artë dhe të tërhiqte interesim nga Real Madridi.

“Para Kupës së Botës, Madridi dëshiroi që të nënshkruante me mua dhe gjithçka po shkonte mirë. Ata po planifikonin që ta shitnin Benzeman tek Arsenali, ishte praktikisht e kryer”, ka thënë Suarez.

“Por kur Kupa e Botës filloi, dhe episodi me Chiellinin ndodhi, Madridi e uli interesimin e tyre paksa dhe pastaj Barcelona doli në fushë. Në fund, unë kisha dy opsione, por zgjodha Barçën”, u shpreh uruguaiani.

Me të vërtetë kishte pasur thashetheme për largimin e Benzemas në atë kohë, por francezi eventualisht qëndroi në “Santiago Bernabeu” për më shumë se një dekadë duke shkëlqyer gjatë kësaj periudhe.

Mund të themi lirisht se vendimi i Real Madridit për të mos blerë Suarezin doli në fund të ishte i drejt, pasi gjithçka ra në vendin e vet.

Karim Benzema e përfundoi aventurën me “Los Blancos” si golashënuesi i dytë më i mirë në histori të klubit, madje fitoi edhe Topin e Artë para se të kalonte tek Al Ittihadi në qershor të vitit të kaluar./Telegrafi/

Read Entire Article