“Gjykatës dhe prokurorë mercenarë, i marrin Parlamentit pushtetin”, Berisha sulmon sërish hetuesit: Si dikur në zyrat e Sigurimit të Shtetit

10 months ago 20

Balkanweb app Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi sërish gjyqtarët dhe prokurorët që e hetuan në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”, duke theksuar se gjykatës dhe prokurorë mercenarë i marrin Parlamentit pushtetin.

“Unë ftoj çdo intelektual të ndalet tek skenat që zhvillohen në Parlament. Një grup deputetësh të opozitës, qëndrojnë në një mosbindje civile sepse aty, ai që sundon sot këtë vend, në mënyrën më të inkriminuar, ai u ka privuar atyre të drejtat themelore kushtetuese. Po kur deputetëve u mohohen të drejtat themelore kushtetuese, të harrojnë qytetarët se kanë të drejta të vërteta.

Të harrojnë intelektualët se ekziston liria intelektuale, se ekziston liria akademike, se ekziston liria si e tillë. Ju i ndiqni skemat. Çfarë kërkojnë deputetët aty? Kurrë, që nga rrëzimi i diktaturës, nuk ka pasur kërkesa të tilla. Kërkojnë t’u respektohet e drejta e tyre kushtetuese për të ngritur komisione hetimore parlamentare, në emër tuaj. Në emër të transparencës për qytetarët. Sot të përndjekurit politikë në këtë buxhet, kanë gjithsej 11 milionë euro. Edi Rama me ‘Ismailin’ e tij në dy vite ka harxhuar 22 milionë euro. Prandaj nuk pranon kurrsesi të hetohet. Ne nuk mund të vazhdojmë më tutje. Sot, absolutisht njëlloj si në diktaturë, se diktatura nuk është se nuk kishte ligje, kishte parlament, kishte komisione parlamentare, kishte kryetar parlamenti.

Por diktatura thoshte se Shqipëria është diktaturë proletariati dhe ishte Sekretari i Parë ai që është i gjithëfuqishëm. Kurse Kushtetuta jonë thotë se ne jemi republikë parlamentare. Dhe në këtë vend dhe në këtë kohë, gjykatës dhe prokurorë mercenarë, i marrin parlamentit pushtetin. I marrin pushtetin parlamentit. Imagjinoni se cila është situata. Kushtetuta përcakton atribut parlamentin, kurse mercenarët në prokurori dhe gjykata, njëlloj si dikur në zyrat e hetuesisë së Sigurimit të Shtetit, vendosin për atë që duhet të vendosë parlamenti. Ua them këtë për të kuptuar se në çfarë situate dramatike është Shqipëria sot”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article