Gjyqi për Gërdecin/ Mediu: Absurd dhe i paligjshëm. Përgjegjësitë e mia i kam marrë, s’mund të vijojmë me ‘drejtësi popullore’

3 months ago 6

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, në një lidhje live në News 24 u pyet për gjyqin për Gërdecin, që po mbahet kundër tij.

Mediu theksoi se përgjegjësitë e veta për tragjedinë i ka marrë. Për Mediun, gjyqi ndaj tij ngjan me gjyqet popullore të kohës së diktaturës.

Unë do të jem në debat për atë që po ndodh. Gjyqi është i paligjshëm dhe absurd, se nuk ka akuzë. Nuk mund të akuzosh ministrin e Mbrojtjes, se përse ka zgjedhur një kompani ose për disa procedura të tjera që nuk janë përgjegjësi e tij, kjo është tejkalim i proceseve juridike. Unë nuk jam në akuzë për Gërdecin, jam në akuzë për shpërdorim detyre. Kjo që po bëhet për Gërdecin është që të bëhet çështja sa më e ndjeshme, për shkak të pasojës që ka pasur. Në raport me çështjen, është shpërdorim detyre. Ligji për ministrin është Kushtetuta, nuk është rregullorja e financës, janë akuza absurde Unë dhashë dorëheqjen për Gërdecin. Unë përgjegjësitë e mia i kam marrë. Ky mund të jetë shtet inkuzitor, që do të dënojë me patjetër një person, që në këtë rast jam unë. Është ide staliniste, pasi në atë kohë zgjidhej personi dhe targetohej se çfarë akuze mund t’i vendosim. Edhe akt-ekspertimi është i paligjshëm. Edhe për çështjen e 21 janarit, besoj se politika ndërhyn në çështje gjyqësore. Sot jemi në Republikën e SPAK, por duhet të jemi në Republikën Kushtetuese. Nuk jemi në kohën e gjyqeve popullore”, tha Mediu.

Gjithashtu Mediu bëri me dije se është ftuar në Konventën Republikane në SHBA. Ai tha se Donald Trump është një lider i jashtëzakonshëm dhe është i lumtur që i shpëtoi një atentati.

“Një mrekulli e shpëtoi Donald Trumpin nga vdekja. Ndaj tij kmishte tentativë vrasjeje. Kjo ishte një ngjarje e tmerrshme dhe kandidati republikan për president të SHBA ia doli me guxim. Madje, republikanët pas asaj ngjarjeje janë bërë më të fortë. Edhe ish-rivalët republikanë të Trump kanë qenë në mbështetje të tij. Partia Republikane është tepër e lidhur me besimin në Zot. SHBA ka qenë dhe mbetet në mbështetje të Shqipërisë. Konventa mbaron nesër në darkë, ku do të flasë edhe Donald Trump”, deklaroi Mediu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article