Gliha thotë se Lille nuk e lejoi Zhegrovën të grumbullohet me Kosovën ndaj Izraelit

11 months ago 49

Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, në një intervistë për Klan Kosovën, ka deklaruar se skuadra e Lille nuk e ka lejuar Edon Zhegrovën që të udhëtojë për t’u bërë pjesë e Kosovës për sfidën ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

“Klubi ka vendosur që ai (Edon Zhegrova) të mos vijë”,ka thënë fillimisht Gliha.

Tutje ai tha se këto mungesa nuk janë diçka e re për të pasi që edhe më herët është përballur me mungesë të lojtarëve.

“Kur e drejtova ndeshjen e parë në Greqi, gjashtë lojtarë nuk erdhën. Për mua është një situatë normale. U thash lojtarëve kush vjen, vjen, nuk është fundi i botës, do të tentojmë të bëjmë diçka mirë me këta lojtarë”.

“Situatë speciale, i kuptoj lojtarët në njërin anë është klubi, është e vështirë ta kuptosh”, përfundoi Gliha.

Kosova do të përballet sot (e diel) me Izraelin në Fadil Vokrri duke filluar nga ora 20:45./Telegrafi/

Read Entire Article