Gola, duele dhe gjithçka tjetër – Atletico dhe Reali po zhvillojnë ndeshje të bukur në Kupën e Mbretit

9 months ago 45

Ndeshja në kuadër të Kupës së Mbretit mes Atletico Madridit dhe Real Madridit po del të jetë e bukur dhe me tensione si zakonisht.

Mbretërit e nisën më mirë ndeshjen, duke krijuar disa raste shumë të mira para portës së Jan Oblak.

Në minutën 11-të ishte Jude Bellingham që goditi shtyllën, ndërsa Vinicius nuk e qëlloi portën e zbrazët.

Rodrigo dhe Vinicius sërish kishin rast të mirë në minutën e 21-të, por pa sukses.

Në anën tjetër Samuel Lino nuk gaboi në rastin e parë të mirë për Los Colchoneros, duke shënuar për 1-0 në minutën e 39-të.

🇪🇸 Goal: Samuel Lino | Atlético Madrid 1-0 Real Madridpic.twitter.com/L0NxUXWeae

— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 18, 2024

Por në minutën e fundit të kohës së rregullt, ishte Jan Oblak që gaboi në dalje dhe dërgoi një top në portën e tij për 1-1.

GOAL REAL MADRID!!

HOLD THAT ATLETICO MADRID pic.twitter.com/cMR0tocveP

— Dr Yash  (@YashRMFC) January 18, 2024

Pjesa e dytë premton futboll edhe më të bukur, duke parë atë që ndodhi në 45 minutat e para. /Telegrafi/

Read Entire Article