Golashënuesit më të mirë të çdo viti kalendarik nga 2009: Rekordi i Messit është i çmendur

9 months ago 10

Gazeta spanjolle Marca ka publikuar një artikull me golashënuesit më të mirë të çdo viti kalendarik nga viti 2009 kur ishte Luis Suarez më i mirë deri në vitin 2023 kur këtë epitet fitoi Cristiano Ronaldo.

365 janë shumë ditë. 12 muaj në të cilët luhen një numër i madh ndeshjesh dhe ka gjithnjë e më shumë për të treguar.

Golashënuesi më i mirë çdo vit ka ndryshuar gjatë tre dekadave të fundit. Disa numra janë stratosferikë pavarësisht se si i shikoni, nga një seri lojtarësh të pangopur.

Gazeta spanjolle Marca ka publikuar një artikull me golashënuesit më të mirë të çdo viti kalendarik nga viti 2009, ku rekordi absolut mbahet nga Lionel Messi.

⚽ Los últimos máximos goleadores de cada año natural: ¡vuelve CR a subirse al TOP! https://t.co/966vtjAemZ pic.twitter.com/3qjL3ZBWKn

— MARCA (@marca) December 29, 2023

Ylli argjentinas në vitin 2012 kishte shënuar plot 91 gola brenda vitit kalendarik sa ishte pjese e Barcelonës.

Luis Suarez ishte golashënuesi më i mirë në vitin 2009 me 46 gola, ndërsa në vitin 2023 kur këtë epitet e fitoi Cristiano Ronaldo me 53 gola.

Cilët janë golashënuesit më të mirë për çdo vit kalendarik që nga viti 2009?

2009.Luis Suarez (Ajax | 46 gola)

2010.Lionel Messi (FC Barcelona | 60 gola)

2011.Cristiano Ronaldo (Real Madrid | 60 gola)

2012.Lionel Messi (FC Barcelona | 91 gola)

2013.Cristiano Ronaldo (Real Madrid | 69 gola)

2014.Cristiano Ronaldo (Real Madrid | 61 gola)

2015.Cristiano Ronaldo (Real Madrid | 57 gola)

2016.Lionel Messi (FC Barcelona | 59 gola)

2017.Harry Kane (Tottenham Hotspur | 56 gola)

2018.Lionel Messi (FC Barcelona | 51 gola)

2019.Robert Lewandowski (Bayern Munich | 55 gola)

2020.Robert Lewandoswski (Bayern Munich | 47 gola)

2021.Robert Lewandowski (Bayern Munich | 69 gola)

2022.Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain | 56 gola)

2023.Cristiano Ronaldo (Al Nassr | 53 gola)

/Telegrafi/

Read Entire Article