Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

5 months ago 6

Në ndeshjen emocionuese gjysmëfinale mes Bayern Munichut dhe Real Madridit, Harry Kane vendosi një rekord të ri për lojtarët anglezë në garën më të madhe evropiane për klube Ligën e Kampionëve.

Goli i tij ndihmoi Bayernin të sigurojë një barazim 2-2 kundër Real Madridit. Kane e realizoi me qetësi një penallti pasi Jamal Musiala u faulua në zonë.

Kane realizoi lehtësisht, duke shënuar golin e tij të tetë të sezonit në Ligën e Kampionëve dhe të 43-in në të gjitha garat.

Me këtë gol, ai tani ka 11 përfshirje në gola, pasi ka asistuar edhe në tre të tjerë në këtë edicion, duke ia kaluar legjendave si David Beckham dhe Steven Gerrard.

Beckham kishte 10 përfshirje gola në sezonin 1998/99, dhe Gerrard po aq atë në 2007/08.

Por paraqitja mbresëlënëse e Kane e ka vendosur atë në krye, me tetë gola dhe tre asistime në emër të tij./Telegrafi/

Read Entire Article