Granit Xhaka: Maestro i pasimeve jo vetëm në Bundesligë, por në shtatë ligat kryesore evropiane

11 months ago 21

Pas kalimit të tij te Bayer Leverkusen në verën e këtij viti, Granit Xhaka ka arritur sukses të shkëlqyer.

Në mesfushë, ai ka bërë një ndikim pozitiv, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme në udhëheqje dhe precizion në pasime, cilësi që i ka ruajtur që nga kohët e tij te Arsenali.

Duke luajtur si mesfushor qendror krah Exequiel Palaciosit, Xhaka ka vërtetuar të jetë një lojtar vendimtar në duele dhe në dhënien e pasimeve të sakta, me statistika që e vendosin si një ndër mesfushorët më precizë në top shtatë ligat evropiane, raporton Squawka.

Në Bundesligë, përqindja e suksesit të pasimeve e Xhakës është e lartë:

◉ Granit Xhaka (92,6%)

◉ Exequiel Palacios (92,1%)

◉ Angelio Stiller (91,9%)

◉ Kevin Kampl (91,2%)

◉ Joshua Kimmich (90,8%)

Me një numër rekord të pasimeve të suksesshme në pjesën kundërshtare, Xhaka kryeson listat si lojtari me performancën më të mirë në pasime ndër shtatë kampionatet kryesore evropiane. Shifrat tregojnë se ai është një nga maestrot e pasimeve në Bundesligë këtë sezon.

Detajet statistikore të Xhakës për sezonin 2023/24 janë impresionuese:

◉ 1017 pasime të suksesshme

◉ 559 pasime brenda pjesë-fushës së kundërshtarit

◉ 216 pasime të suksesshme në pjesë-fushës së kundërshtarit

◉ 129 pasime direkte në pjesë-fushës së kundërshtarit

◉ 15 pasime të suksesshme në zonën kundërshtare.

Deri më tani, Xhaka ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist në sezonin aktual të Bundesligës. Edhe pse statistikat e tij ofensive nuk janë shumë të larta, duke regjistruar vetëm 9 gjuajtje, nga të cilat 3 kanë qenë në portë, dhe duke krijuar vetëm 12 raste, qëllimi i tij këtë sezon ka qenë qartazi më shumë te pjesa mbrojtëse dhe qëndrueshmëria në mesfushë, duke qenë shpesh pranë shënimit në disa raste. /Telegrafi/

Granit Xhaka has made more successful passes into the final third than any other player in Europe's top seven leagues this season (129).

Xabi Alonso has given him the keys. 🗝 pic.twitter.com/t1axPibXky

— Squawka (@Squawka) November 13, 2023

Most progressive passes in Europe’s top 5 leagues so far this season:

🇩🇪 Granit Xhaka 🇨🇭 – 119
🇮🇹 Luis Alberto 🇪🇸 – 110
🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Bruno Fernandes 🇵🇹 – 108
🇫🇷 Achraf Hakimi 🇲🇦 – 107
🇪🇸 Aleix García 🇪🇸 – 98

Progression. 📈 pic.twitter.com/aWAN9EcH8c

— Statman Dave (@StatmanDave) November 14, 2023

Read Entire Article