Guardiola kritikëve: Vetëm ju dyshoni te ne, por do ta shohim se si do të përfundojë

9 months ago 21

Manchester City viziton sonte Evertonin në kuadër të xhiros së 19-të të Ligës Premier, kur skuadra e Pep Guardiolës ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit të kampionatit dhe aktualisht ndodhet në vendin e pestë, tetë pikë prapa liderit Liverpool.

Man City ka dy ndeshje më pak, por gjithsesi është objektiv i kritikave nga mediat angleze.

Këto ditë, Man City ishte në Lindjen e Mesme ku fitoi Kupën e Botës për Klube, kështu që e mbylli këtë vit kalendarik me pesë trofe: Ligën Premier, FA Cup, Ligën e Kampionëve, Kampionati Botëror për Klube dhe Superkupën e Evropës.

Guardiola ka komentuar kritikat në prag të ndeshjes me Everton.

“Fakti që ne fituam ishte i pabesueshëm. Por kështu funksionon ky biznes. Kur nuk fiton, je zero. Sado që ne duam të fitojmë, të gjithë të tjerët duan që ne të dështojmë edhe më shumë. Nuk fiton një lojë, ata menjëherë dyshojnë”.

“Por kjo është e bukur. Vetëm ju keni dyshime, por do të shohim se si do të përfundojë gjithçka. Ne po luajmë shumë afër nivelit në të cilin kemi luajtur gjatë gjithë këtyre sezoneve, por nëse nuk fitojmë, ka krizë, ka një fatkeqësi”, ka thënë Guardiola.

Edhe pse ka mbetur prapa, Arsenali dhe Liverpooli e shohin ende Manchester Cityn si rivalin kryesor për titullin e kampioni. /Telegrafi/

Read Entire Article