Henrik Larsson me fjalë të mëdha për yllin e Man Utd: Shpejtësia dhe fiziku i tij janë të jashtëzakonshme

10 months ago 52

Manchester United ka shpenzuar rreth 80 milionë euro për transferimin e Rasmus Hojlund këtë verë, derisa ai ka filluar të lë gjurmë në Old Traford.

E për paraqitjet e danezit me fanellën e United ka folur edhe ish-sulmuesi i famshëm suedez Henrik Larsson.

Ish-sulmuesi i famshëm suedez e ka ndjekur nga afër Man United së fundmi. Arsyeja e tij kryesore për ta parë nga afër Unitedin ishte djali i tij Jordan Larsson që luan për Copenhagen ku klubi danez u përballë me Djajtë e Kuq në Ligën e Kampionëve.

“E pashë Hojlundin kur United luajti kundër Kopenhagës në Old Trafford. Më pëlqeu ajo që pashë. Ai është një sulmues me shpejtësi të jashtëzakonshme”.

“Ai ishte i gatshëm të shkonte përtej mbrojtjes së kundërshtarëve edhe pse kishte përballë tre ose katër kundërshtarë. Të gjithëve iu pëlqen ta shohin atë”, tha Larsson duke shtuar se Hojlund ka një të ardhme të madhe.

“Është herët për të thënë, por ai duket interesant sepse fizikisht, ka një prani rreth tij. Do të duhet pak kohë para se të vendoset. Ai është i ri në klub dhe po mësohet me lojtarët e tjerë. Por shpresojmë, për United. ai mund të jetë një sulmues i mirë”, tha Larsson.

20-vjeçari Hojlund këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje zyrtare me United duke realizuar pesë gola, por që të gjithë janë shënuar në Ligën e Kampionëve dhe ai është ende në kërkim të golit të parë në Ligën Premier. /Telegrafi/ 

Read Entire Article