Heqja e imunitetit të Berishës nga Kuvendi? Felaj: Rastet kur bie kërkesa e SPAK

10 months ago 27

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, për Euronews Albania ka shpjeguar hapat që do të ndiqen nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Ajo theksoi se do të dëgjojnë të dy palët dhe SPAK dhe Sali Berishën në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe në Kuvend.

Ajo nënvizoi se nëse Kuvendi nuk e shqyrton çështjen e Berishës për tre muaj radhazi, kërkesa e SPAK drejtuar parlamentit bie.

“Ne jemi aty për të dëgjuar palët, SPAK nga njëra anë dhe deputetin e kërkuar nga ana tjetër. Kuvendi ka të drejtë që me votim të hapur të marrë vendimin përkatës, të japë ose jo autorizimin. Nëse Kuvendi do e mbante këtë çështje të pashqyrtuar për tre muaj atëherë objekti i kërkesës së SPAK do bie”-tha ajo.

Read Entire Article