Heqje dorë nga amnistia fiskale për të nxjerrë Shqipërinë nga lista gri? Ja si përgjigjet ministri i Financave

1 year ago 43

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete deklaroi se po vazhdon puna për ta nxjerrë Shqipërinë nga listë gri. Sa i përket heqjes dorë nga amnistia fiskale, Mete tha në një dalje për mediat, se shtoi se kjo do të diskutohet me ndërkombëtarët dhe deri më tani sa i përket kësaj nuk ka asnjë zhvillim.

“Puna për ta nxjerrë Shqipërinë nga zona gri po vazhdon, nuk është lajm që po punohet për këtë. Është detyrimi ynë dhe ka pasur një angazhim ndërinstitucional serioz për të arritur këtë dhe kur të arrihet do të jetë një lajm i mirë për të gjithë.

Amnistia fiskale ka qenë një iniciativë që siç është thënë edhe më parë do të diskutohet me partnerët. Nuk do të merren veprime që mund të bien ndesh me praktika të ngjashme që mund të jenë marrë në vende të tjera dhe unë nuk mund të them asgjë me tepër nga ajo çfarë është thënë më parë” tha ministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article