Hetimi për ndërtimet pa leje në Sarandë, arrest në shtëpi për 2 zyrtarë të tjerë, sekuestrohen 16 objekte pa leje

1 year ago 16

Pas ekzekutimit të masave “Arrest me burg” për 4 ish-zyrtarë të IVMT të Bashkisë Sarandë, konkretisht Artur Musai, Vangjel Xhavara, Besian Koçi dhe Erton Zekaj, mësohet se mbrëmjen e djeshme janë ekzekutuar edhe dy masa të tjera sigurimi “Arrest në shtëpi” për dy zyrtarë të tjerë.

Ende nuk dihet emrat e tyre, por mësohet se Prokuroria e Sarandës ka urdhëruar edhe sekuestrimin e 16 ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit.

Bëhet fjalë për një hetim disa mujor të Prokurorisë së Sarandës lidhur me ndërtimet pa leje të kryera kryesisht në periudhën mars-qershor 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article