Historiku favorizon Shqipërinë/ Kuqezinjtë kanë 5 fitore dhe 1 barazimin me Moldavinë

11 months ago 24
15:41 17/11/2023

Shqipëria që sot ka shansin të sigurojë kualifikimin në Europian në fushën e Moldavisë, nuk njeh humbje me përballjet që ka zhvilluar me këtë kundërshtar.

Në 6 ndeshjet e luajtura prej vitit 1995, kuqezinjtë kanë 5 fitore dhe vetëm 1 barazim pa gola në miqësoren e luajtur në 2012 në Tiranë.

Në takimin e parë të luajtur, Kombëtarja e drejtuar atëherë nga Neptun Bajko fitoi 3-0 në Qemal Stafa dhe disa muaj më vonë 3-2 në Moldavi për kualifikueset e Euro 1996.

Fitore të pastra në kualifikueset e Euro 2020 për Shqipërinë, 2-0 në Elbasan dhe 4-0 në stadiumin Zimbru, ku do të luhet edhe sot. Ndeshja e fundit ishte ajo e 5 muajve më parë ku Kombëtarja fitoi 2-0 me golat e Asanit dhe Bajramit.

Kuqezinjtë janë në avantazh të thellë me golavarazhin pasi kanë shënuar 14 herë dhe kanë pësuar vetëm 2. Historia favorizon ekipin e drejtuar nga Sylvinho. 

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article