Një 18-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë në Ferizaj, në vendin e punës.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike, duke njoftuar se i riu teksa ishte duke punuar i është përkeqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë, rreth orës 15:30.
Në raportin 24 orësh policia këtë vdekje e ka cilësuar si të dyshimtë, edhe pse sipas mjekëve të qendrës mjekësore në Ferizaj, i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Sipas policisë, ky rast është nën hetim.
“Ferizaj 11.12.2023 – 15:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QE-Ferizaj, ku dyshohet se derisa ka qenë në vendin e punës i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Sipas mjekëve, vdekja është natyrore megjithatë njësitet policore janë duke kryer hetimet lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit trup i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel