Një 29-vjeçar u arrestua nga Policia pasi shkaktoi një aksident në aksin Palasë-Dhërmi.
Sipas policisë, A. A., 29 vjeç, banues në Tiranë, humbi drejtimin e kamionit që drejtonte dhe është përplasur me disa automjete të parkuara, me një kontenier dhe me automjetin me drejtues shtetasin I. R., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë arrestoi në flagrancë shtetasin A. A., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Palasë-Dhërmi”, duke drejtuar një mjet kamion, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij. Si pasojë, kamioni është përplasur me disa automjete të parkuara, me një kontenier dhe me automjetin me drejtues shtetasin I. R., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb