I hutuar dhe i gjakosur, mbetet ende mister identiteti i personit që qëndron mbi trupat e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit pas atentatit në Shkodër

2 hours ago 20

Edhe pse kanë kaluar dy dit nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën më 30 tetor, personi i  tretë i cili dyshohet se ndodhej në makinë me viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati nuk është identifikuar ende.

Vizion Plus ka siguruar një tjetër foto të personit misterioz, i cili shihet teksa qëndron pranë trupit të pajetë të Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Lexo edhe :

Related Posts

Ky person është filmuar nga kamerat amatore në masakrën e Shkodrës ku  vranë me breshëri plumbash Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Viktimë mbeti edhe Flutura Basha, 56 vjeç, e cila ndodhej rastësisht në vendin e masakrës.

Hetuesit po punojnë për zbulimin e identitetit të këtij personi. Siç duket edhe në pamje, i riu i veshur me rroba të errëta i ka duart e gjakosura. Madje ka njolla gjaku edhe në pjesën e ballit.

Një dyshim i madh për policinë është se ky person është Ibrahim Lici.

Ky i fundit është në kërkim nga policia i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës.

Ibrahim Lici përpara disa muajsh u arrestua në Turqi por më pas u la i lirë.

Ka dyshime pikërisht se ky person është Ibrahim Lici për shkak të ngjashmërisë së madhe . Megjithatë kjo ende nuk është faktuar nga policia.

Kush është Ibrahim Lici

Ibrahim Lici akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës në maj të vitit 2021.

Në 13 shkurt të këtij viti, ai u arrestua në Turqi, por disa javë më vonë ai u la i lirë nga autoritetet turke si pasojë e mungesës së marrëveshjes së ekstradimit drejt vendit tonë.

Hamzai, viktima e atentatit në sHkodër, foli nga Turqia, duke thënë se i vëllai ishte i pafajshëm. Por konfliktet mes grupeve vijuan.

Akuzat ndaj Ibrahim Licit  u ngritën pas dëshmisë së 15 vjeçarit, Ergys Malja. Fillimisht Malja, ka treguar se ishte ai që kishte nxjerrë nga shtëpia Endri Mustafën dhe së bashku ishin drejtuar në zonën e quajtur “Gropat e Eskavatorit”. Sipas 15-vjeçarit, papritur i ka dalë në rrugë, Ibrahim Lici me një motor, i cili e ka qëlluar me pistoletë, Endri Mustafën, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa vetë i mituri Ergys Malja, ka treguar se është larguar me vrap duke mundur të shpëtojë, shkruan Vizionplus.tv.

Vetëm një javë pas krimit të rëndë, policia arrestoi Ergys Maljan si bashkëpunëtor në këtë vrasje. Fillimisht Malja, u dënua me 24 vite burgim nga gjykata e Shkodrës, por për shkak të moshës, dënimi i tij u reduktuar, duke u dënuar përfundimisht me 12 vjet heqje lirie.

Lici nga arratia ka mohuar të gjitha akuzat, madje ai ka pretenduar se ditën e ngjarjes ka qenë në Tiranë në shoqërinë e shokëve dhe një vajze.

31-vjeçari Ibrahim Lici është dhe i dyshuari kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër.  Astrit dhe Brahim Bilali, më 30 mars 2019, u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në portën e shtëpisë. Ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.

Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij, është babai i Astmer Bilalit, ish kampionit të boksit  i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër./vizionplus.tv

Read Entire Article