I nxehti në Kosovë/ Rekomandime për vapën e pazakontë

1 year ago 131

Temperaturat e larta pritet të mbizotërojnë edhe në Kosovë.

Duke nisur nga e hëna ato do të arrijnë deri në 37 gradë celsius e tutje.

Meteorologët paralajmërojnë që kjo është vetëm vala e parë, pasi që e gjithë stina e verës do të thatësi ekstreme.

“Këto masa ajrore duke kaluar nëpër detin Mesdhe marrin edhe shumë sasi të lagështisë do të ndikojë që këto temperatura të paralajmëruara 36-37 gradë te njerëzit do të ketë ndjesinë se do të jenë më të larta”, tha meterologu Besim Aliu.

Në këto temperatura, qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin në diell në kohën e pikut.

“Në këto temperatura indeksi i UV do të jetë i lartë, preferohet që personat në moshë, fëmijët nën moshën 1 vjeçare dhe ata me sëmundje kronike të mos rrezatohen nga dielli”, rekomandon Aliu.

Edhe Instituti i Shëndetit Publik  po ashtu ka dalë me rekomandime për të përballuar motin e nxehtë, sidomos për të moshuarit.

Rekomandohet të shmanget ekspozimi në diell i personave të moshuar, fëmijëve e të sëmurëve kronikë, mbajtja e çadrave, kapelave dhe syzeve të diellit, konsumimi i ujit, për të moshuarit rekomandohet gjithashtu edhe matja e shpeshtë e tensionit arterial e të konsultohet mjeku në rast të paraqitjes së kokë dhembjes, mundimit e marramendjes, u bëhet thirrje anëtarëve të familjes dhe qytetarëve të kenë kujdes të shtuar për të moshuarit dhe mbikëqyrja e marrjes së ilaçeve. Po ashtu rekomandohet që të kenë të dhënat personale dhe kontaktuese të një familjari gjithkund me vete si dhe aktiviteti fizik në orët e para të mëngjesit

Pritet qe përgjatë kësaj kohe ekipe të urgjencës të dalin me autoambulanca nëpër sheshet e Prishtinës.

Top Channel

Read Entire Article