I shpallur në kërkim, 35-vjeçari merr produkte në tabakino dhe largohet pa paguar, policia e arreston

4 months ago 6

Një 35-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e Komisariatit numër 6 në kryeqytet.

Sipas informacioneve A.V., 35-vjeç rezulton se është banues në Tiranë.

Mëngjesin e së premtes 35-vjeçari ka shkuar pranë një tabakino dhe ka marrë disa produkte, sipas edhe komunikatës ai është larguar pa paguar për produktet që kishte marrë, teksa u verifikua edhe se ishte i shpallur në kërkim nga Rrugorja.

Menjëherë është ngritur një grup hetimi i cili ka zbuluar vendodhjen e 35-vjeçari dhe më pas e kanë shoqëruar në Komisariat, aty ku është arrestuar dhe do të përballet me akuzën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. V., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, ditën e sotme, ka shkuar në një tabakino në Unazë të Re, ka marrë disa produkte dhe më pas është larguar pa kryer pagesën.

Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e tij, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Gjatë ndërhyrjes nga Policia, 35-vjeçari ka dëmtuar banesën ku qëndronte dhe ka hyrë në një banesë tjetër, që t’i shmangej Policisë. Më pas, gjatë shoqërimit, ai ka kundërshtuar me forcë dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë. (Videoja gjatë neutralizimit të 35-vjeçarit nga shërbimet e Policisë, është publikuar në disa rrjete sociale).

Pas verifikimeve të kryera ke rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article