Immobile shpëton Lazio

10 months ago 13
22:30 28/11/2023

Lacio triumfon falë golave të Imobiles në fund të ndeshjes kundër Selltik. Ndërsa Antverpi i Arbnor Mujës nuk di të fitojë në Ligën e Kampioneve. Lazio mposht Celtic 2-0 në ndeshjen e pestë në Grupin E.

Për bardhekaltrit kjo ishte një sfidë e vështirë, me skocezët që u lanë pak hapësira. Por italianët festuan fitoren falë Ciro Immobile, që u fut si zëvendësues dhe shënoi dy herë në minutën e 82 dhe 85.

Sëlltik ngelet në fund të grupit me vetëm 1 pikë të grumbulluar, kurse Lacio shkon në kuotën e 10 pikëve. Në Grupin H, Shahtjori mundi 1-0 Antverpin e Arbnor Mujës dhe shpreson për një vend në të 16-at e Ligës së Kampioneve.

Sfida u vendos nga goli në minutën e 12 i Matvijenkos. Por për belgët u dallua portieri Butez me pritjet e tij. Sulmuesi kuqezi Muja e nisi titullar, por u ndëshkua me karton të kuq në shtesë.

Ukrainasit do të vendosin fatin e tyre në Ligën e Kampioneve në sfidën e fundit në “Dragao” kundër Portos. Antverp ka 0 pikë pas 5 takimeve.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article