Inter fitore me “zemër në dorë”, Lautaro afron zikaltrit me Napolin

1 week ago 32

Inter përfitoi maksimalisht nga humbja e Napolit duke iu afruar me 1 pikë kryesuesve pas ndeshjeve të javës së 11 të serisë A. Zikaltërve iu mjaftoi një gol i Lautaro Martinez për të mposhtur Venecian në San Siro.  Disa ndryshime të vogla të Inzagit në prag të supersfidës me arsenalin në Champions.

Pas minutave të para të studimit të kundërshtarit, Interi u ngjit shpejt në katedër duke kërkuar menjëherë golin me anë të Lautaro Martinez, Barelen, Turam dhe Mkitarian, por vendasit u përplasën me një super Stakonvic në portën e Venecias. Këta të fundit rastin e vetëm dhe të pastër e patën nën minutën e 41 me anë të ish lojtarit zikaltër Oristanio i cili edhe në të dytën bashkë me sulmuesin  finlandez Pohjanpalo u ndalen nga Jan Zomer. Me këtë kaluar këtë frikë, kampionët e Italisë zhbllokuan shifrat me anë të kapitenit Lautaro Martinez i cili shënoi në San Siro për herë të parë pas 267 ditësh, një agjërim i gjatë gati gati i pamendueshëm për një bomber sikurse kapiteni i Interit.

Deri në fund të zotët e shtëpisë patën disa mundësi me zëvendësuesin Hakan Calhanoglu për të shënuar golin e dytë, dhe në sekondat finale të minutës së 7 shtesë, San Siro ishte me zemër në dorë, pasi Venecia shënoi golin e barazimit me anë të Sverko, anuluar nga gjyqtarja e sfidës mes protestave të miqve për prekje të topit me dorë në kontaktin ajror të mbrojtësit mik me Jan Bisek. Suksesi vlen dyfish sepse të dielën që vjen në San Siro mbërrin pikërisht Napoli kryesues i Antonio Kontes.

Në krizë Roma ndërkohë e cila nuk gjen paqe me luhatjet në lojë dhe rezultate. Verdhekuqtë u mundën 3 me 2 nga Verona , skuadër që luan për mbijetesë. Ndeshja e bukur në Bentegodi me vendasit që kaluan dy herë në avantazh dhe dy herë u arritën nga Roma. Mirëpo në minutën e 88 goli i Harrui vendosi suksesin e vendasve. Humbja e radhës mund të çojë në shkarkimin e trajnerit Juric dhe Roberto Mancini duket kandidati kryesor për ta zëvendësuar. /vizionplus.tv

Read Entire Article