Inter Miami nderon Leo Messin

11 months ago 52
23:17 11/11/2023

Ceremoni speciale për yllin argjentinas në Florida për fitimin për herë të tetë të “Topit të artë”

Inter Miami organizoi një ceremoni speciale në nder të fitimit për herë të tetë të “Topit të Artë” nga ylli i ekipit, Lionel Messi. Skuadra nga Florida luajti një miqësore me ekipin tjetër të MLS, New York City FC.

Messi tregoi trofeun e tij para një turme që brohoriste në ceremoninë “Nata e Artë”. Ai më pas i falënderoi fansat për mbështetjen dhe premtoi të tjera suksese që do të vijnë sezonin e ardhshëm.

Messi është lojtari i parë i MLS që e fiton trofeun prestigjioz “Topi i Artë”, që i jepet çdo vit futbollistit më të mirë në botë.

“Ju falënderoj që jeni këtu e për këtë nderim! Është diçka shumë e bukur që ta ndaj këtë me të gjithë ju. Kam shumë pak kohë këtu, por më duket sikur kam qenë këtu për një kohë të gjatë. Sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë, pasi luajmë në një turne me rëndësi. Të kënaqemi në fushë e të fitojmë titullin. Pëpara na presin gjëra me rëndësi e kemi nevojë t’i fitojmë bashkë.”

Pas Mesit, lojtari me më shumë “Topa të Artë” të fituar është CR7, që ka pesë të tillë. Ylli argjetinas udhëhoqi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Botës 2022 në Katar dhe fitoi edhe titullin kampion në Ligue 1 me Paris Saint-Germain. Në Korrik u transferua te Inter Miami, ku në 14 takime realizoi 11 gola dhe dha 8 asiste.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article