Interesim nga Arabia, Real Madridi ia cakton çmimin Ferland Mendyt

11 months ago 52

Ferland Mendy duket se do të largohet nga Real Madridi pas katër viteve e gjysmë qëndrim në Santiago Bernabeu.

Mbrojtësi i majtë francez nuk është më një i paprekshëm në Madrid dhe largimi i tij në janar nga Reali është mëse i mundur.

E ardhmja e anësorit francez duket se do të jetë në Arabinë Saudite, ku Al Hilal ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Një numër i madh i futbollistëve nga Evropa si Karim Benzema, Cristiano Ronaldo, Neymar, N’Golo Kante, Jordan Henderson e të tjerë zgjodhën transferimin në Arabinë Saudite dhe rrugën e tyre duket se do ta ndjek edhe Mendy.

Sipas asaj që ka shkruar Defensa Central, lojtari ka pranuar transferimin në Arabi ku e pret një kontratë shumë e mirë financiare.

Los Blancos janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij, por duan që të fitojnë 30 milionë euro nga shitja e francezit.

28-vjeçari u kërkua edhe në Ligën Premier, por dëshira e tij është të transferohet në Lindjen e Mesme për të fituar kontratën e ëndrrave sa i përket aspektit financiar.

Paratë e fituara nga shitja e Mendyt, Real Madridit pritet t’i shpenzojë në Alphonso Davies, me kanadezin që është objektivi kryesor për krahun e majtë të mbrojtjes. /Telegrafi/

Read Entire Article