Interi barazon në shtëpi përballë Lazios

5 months ago 6

Interi ka barazuar 1-1 në shtëpi përballë Lazio në kuadër të xhiros së parafundit (37) në Serie A.

Pas vetëm katër minutash, skuadra mysafire shënoi me anë të Castellanos, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Mirëpo, në minutën e 32-të, Lazio shënoi golin e epërsisë nëpërmjet Daichi Kamadas, që u asistua nga Rovella.

33’ | 0-1

⚽️ SIAMO IN VANTAGGIO!
🎯 Sinistro perfetto nell’angolino basso di Kamada! #InterLazio | #CMonEagles 🦅 pic.twitter.com/9HnLKWXjFI

— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) May 19, 2024

Në pjesën e dytë, kampioni në fuqi ishte më kërkues dhe shënoi golin e barazimit.

Ishte Denzel Dumfries, ai që realizoi për 1-1 në minutën e 88-të me një asistim nga Alexis Sanchez.

CHE INCORNATA DI DUMFRIES 🚀🚀🚀🚀🚀🚀🚀

Powered by Snaipay#ForzaInter #InterLazio pic.twitter.com/YhniAOBqbd

— Inter ⭐⭐ (@Inter) May 19, 2024

Interi tashmë i shpallur kampion nuk e kishte presionin e fitores, duke arritur megjithatë të merrte një pikë.

Interi ka grumbulluar 93 pikë, ndërsa sezonin e mbyll me duelin ndaj Veronas, ndërsa Lazio ka siguruar vendin për në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Read Entire Article