Intervista te VOA/ Basha: PD nuk vjen në pushtet pa aleancën me SHBA. Hipokritët po presin fundin e Berishës, kanë vënë shishen…

4 months ago 4

Lulzim Basha shprehet se PD nuk vjen në pushtet pa një aleancë të ngushtë me SHBA. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Basha thekson se hipokritët kanë vënë shishen e qumështit në rradhë në pritje të fundit të Berishës, ndërsa shton se beteja e tij nuk është për karrige apo vulë, por për Shqipërinë.

Basha thekson se Edi Rama pret që në 2025 të bëjë një fushatë , ku do dihet rezultati, dhe ai të paraqesë Sali Berishën si gogolin, shqiptarëve u paraqitet alternative se cili është më pak i korruptuar dhe natyrisht edhe me truket që Edi Rama ka bërë vazhdimisht në zgjedhje, dihet rezultati.

“Kundër kësaj Status Quo-je qëndrojmë ne. Ne nuk e pranojmë këtë gjendje, ne nuk e pranojmë këtë Shqipëri pa alternativë me shqiptarë kokëulur që trajtohen si konsumator mjeran të një pushteti dual i cili vazdhon të hedh valle, të pasurohet, të pushtetohet më shumë, ndërkohë që vendi zbrazet.

Për këtë arsye ajo që kemi marrë përsipër nuk është një llogaritje e vogël teknikalitetesh jo të parëndësishme. Por është një mision, e kemi nisur këtë si një mision. Sepse po ta kishim nisur për pragmatizëm, do kishim marrë rrugën e atyre hipokritëve që shkojnë te Sali Berisha dhe thonë “rroftë Sali Berisha, Sali Berisha duhet të jetë kryeministër”, ndërkohë sapo ndahen thonë që me këtë nuk vihet në pushtet dhe hajde t’i vëmë shishen ku t’i shkas këmba.

Por kjo është një hipokrizi, një llogari meskine personale karakteresh të deformuara politikisht. Dhe këta janë tradhtarët e vërtetë të interest të demokratëve dhe të interest të qytetarëve shqiptarë.

Ndërsa ne qëndrojmë ballëlartë, betejën e kemi bërë për kauza parimore, e kemi bërë sepse besojmë që një Parti Demokratike pa një aleancë të ngushtë me shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian, nuk mund të vij në pushtet.

Ne besojmë që Edi Rama të mundet, nuk mjaftojnë klithmat e denoncimeve, në veçanti kur hollohen nga hijet e pazareve, por duhet një alternativë e besueshme që u ofron shqiptarëve zgjidhje dhe që rikthen Partinë Demokratike në alternativë të së djathtës në Shqipëri.

Me familjen, me ekonominë, me luftën kundër korrupsionit, me pronat dhe të përndjekurit dhe natyrisht me sigurinë kombëtare në këto kohë në qendër të programit dhe që është pikërisht programi që ne u ofrojmë shqiptarëve”, tha Basha.

Pyetje: Zoti Basha, jemi në një moment të rëndësishëm për ju dhe aksionin tuaj politik. Ndërsa Gjykata e Apelit ka dhënë një vendim e cila njohu përkatësinë e Partisë Demokratike zotit Berisha dhe mbështetësve të tij. Ndërkohë zgjedhjet nuk janë fort larg, zgjedhjet e ardhshme politike, çfarë përbën kjo për të ardhmen tuaj politike?

Lulzim Basha: Nuk e shoh njëherë në kënvështrimin personal, apo thjesht të forcës politike që kam drejtuar deri të martën dhe bashkimin e njerëzve që vazhdojnë të shpresojnë për një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri që meriton më shumë. Këtu është fokusi im, këtu është fokusi që na rrethojnë, na mbështesin. Sepse vendimi i të martës përpos në këndvështrimin tonë edhe profesional i padrejt. Dhe kjo është arsyeja se pse ne do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Është një vendim në vazhdën e një bashkëjetese midis kryeministrit dhe ish kryeministrit, ku thelbi është t’i mohojmë shqiptarëve një alternativë një shpresë, për të dalë nga kjo gjendje.

Ndaj, detyrimi ynë kryesor është ndaj shqiptarëve dhe për shqiptarët të cilët meritojnë më shumë sesa të zgjedhin midis kryeministrit dhe ish kryeministrit me sentencën kush është më pak i korruptuar dhe të kenë një alternativë të plotë.

Për fat, vetëm dy javë më parë është shpalosur me të 5 komonetët e saj. Me familjen shqiptare në qendër, të gjithë propozimet tona për fondin për mirëqenien e familjes, me propozimet tona për ekonominë e shqiptarëve, për taksën e sheshtë, për thjeshtimin e burokracive, për krijimin e një klime biznesi miqësore për bizneset shqiptare që do të nxis punësimin dhe të ardhurat më të larta për shqiptarët. Me propozimet tona për të përndjekurit politik dhe pronarët duke e kthyer Partinë Demokratike për herë të parë në 34 vite tek premtimet e pambushura me të cilat nisi rrugëtimin e saj.

Tek siguria nga propozimet tona për xhandarmërinë kombëtare dhe për një qasje të re ndaj Forcave të Armatosura dhe natyrisht tek lufta kundër korrupsionit ku angazhuimi ynë me mbështetje ndaj drejtësisë, në veçanti ndaj SPAK-ut mbetet i palëkundur.

Siç janë propozimet tona ndaj njësisë të zbulimit dhe rikuperimit ndaj aseteve dhe pasurive të vjedhura të shqiptarëve. Dhe shndërrimin e KLSH-s në një gjykatë me forcë vendimmarrëse.

Alternativa është shpalosur, zoti Rama nuk do kjo alterantivë të diskutohet, ai do që zgjedhjet e ardhshme t’i bëj me gogolin Sali Berisha para socialistëve të mërzitur e të mllefosur me qeverisjen e tij të korruptuar. Zoti Berisha mjaftohet me vulën e Partisë Demokratike, as unë e as mbështetësit tanë nuk e kanë bërë kurrë këtë betejë për vulë, për logo, për karrige, për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Sepse besojmë që Shqipëria meriton më shumë dhe jemi të gatshëm t’i ofrojmë më shumë sesa ç’ofron tangoja e kryeministrit dhe ish kryeministrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article