Investigimi i “Vetting”/ Spitali i Traumës si spital privat, si favorizohet kompania e sterilizimit. Pacientët i blejnë vetë barnat!

6 months ago 3

Emisioni investigativ “Vetting” në News24

Protezat dhe cilësia e tyre nuk janë i vetmi problem që ka ish-Spitali Ushtarak, sot Spitali i Traumës. Nga një investigim i gazetarëve të “Vetting” rezulton se Spitali i Traumës i ngjan më shumë një kompanie private, edhe pse ajo që gjendet aty është nga paratë e taksapaguesve.

Konkretisht, nga ky investigim në Spitalin Ushtarak të Traumës evidentohet shkelja në fushën e protezave ortopedike, që është ndoshta edhe fusha më kryesore, ndërkohë që barnat blihen nga vetë pacientët dhe ku favorizohet kompania private e koncesionit të Sterilizimit, në dëm të buxhetit të shtetit.

Madje, në mënyrë paradoksale, edhe pse rezulton të jenë tejkaluar shpenzimet për vitin 2021 dhe 2022, përsëri Spitali i Traumës nuk ka plotësuar nevojat për pacientët, duke bërë që shumë prej atyre që përfundojnë aty për mjekim të kenë një dorë në xhepin e tyre për të përballuar sëmundjen.

“Kosova e ka 3.5%, ne e kemi 2,78%. Pra, pretendohet rritje por nuk është, ky është i gjithë buxheti që bëhet për Shëndetësinë, do të thotë që, anglezi do të thoshte: “Ëhats you pay, is ëhat’s you get! “Atë që t’i paguan, mund ta marrësh mbrapsht”! S’mund të marrësh më shumë se sa paguan. Pra, ne paguajmë shumë pak dhe jemi shumë ulët tek shëndetësia”, shprehet mjeku Ilir Alimehmeti

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article