Ion Nicolaesku kërcënon Shqipërinë

11 months ago 22
13:03 16/11/2023

Golashënuesi moldav: Presioni real, mezi pres të zbres në fushë e të marrim 3 pikët  

Golashënuesi më i mirë i kombëtares së Moldavisë, Ion Nicolaescu është kërcënimi kryesor për Shqipërinë. Sulmuesi i Heerenven mban kreun e goladorëve edhe në grupin E kualifikues në kuotën e 4 golave. Sfidën me kuqezinjtë, 25-vjeçari e konsideron si më të rëndësishmen në këto eliminatore.

“Ndeshja ndaj Shqipërisë është jashtëzakonisht e rëndësishme, ndoshta më e rëndësishmja në të gjithë kualifikuesen dhe mezi pres të jap gjithçka në fushë për të marrë 3 pikët. Taktikat tona do të bazohen në mbrojtjen e fortë, lojën ekipore dhe shfrytëzimin e mundësive. Ne duam të arrijmë fitoren për Moldavinë”.

Nicolaescu pranon se motivimi në fushë buron nga presioni i tifozëve.

“Presioni është real, por e konsideroj një burim motivimi që më jep mundësinë të zgjeroj aftësitë e mia. E di që të gjithë sytë janë tek unë dhe se tifozët moldavë shpresojnë për suksesin e ekipit tonë. Fakti që jam në krye të listave të golashënuesve në një grup me lojtarë si Robert Leëandoëski më bën të vazhdoj akoma dhe më shumë”.

Sulmuesi kryesor i Moldavisë ka shënuar 14 herë në 43 ndeshje, me thuajse një realizim çdo 3 takime.  

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article