Ish drejtuesi i Juventusit dhe PSG-së pritet të emërohet CEO i ri te Manchester United

11 months ago 66

Ish- presidenti i Juventusit dhe drejtori i PSG-së, Jean-Claude Blanc thuhet se do të bëhet CEO i ri i Manchester United.

Blanc u soll në kampin e Juventusit për të ndihmuar në ringjalljen e klubit pas skandalit Calciopoli në vitin 2006, i cili i pati dërguar në Serie B dhe iu hoqën dy tituj të Serie A.

Ai kishte disa role të ndryshme, duke vepruar si drejtor i përgjithshëm nga viti 2006 deri në 2009, më pas President deri në maj 2010.

Blanc në fund u largua nga Juve në vitin 2011 dhe menjëherë më pas u bë drejtor i përgjithshëm në Paris Saint-Germain, një post që e mbajti deri në dhjetor 2022.

Arritja e tij më e madhe në Juventus ishte shtytja e projektit për të rrëzuar “Delle Alpin” dhe për të ndërtuar “Allianz Stadium”, hera e parë që një klub italian ishte në gjendje të ndërtonte arenën e tij.

Sipas Footmercato në Francë, Blanc tani pritet të jetë CEO i ri i Manchester United, pasi Jim Ratcliffe të ketë përfunduar blerjen e 25 për qind të aksioneve në klub me një kosto prej rreth 1.5 miliard euro.

Kjo vjen pasi Richard Arnold, i cili kishte qenë menaxher i përgjithshëm i Manchester United për 16 vjet, dha dorëheqjen sot. /Telegrafi/

Read Entire Article