Ish-legjenda e Arsenali thotë se “Topçinjtë” nuk e kanë karakterin e duhur për të fituar Ligën Premier

11 months ago 22

Pasi dështuan në garën për titull sezonin e kaluar, ish-kapiteni i Arsenalit, Ëilliam Gallas, vuri në dyshim qasjen dhe shpirtin e “Topçinjve”.

Për shumicën e sezonit 2022–2023, londinezët ishin liderët e ligës, megjithatë, një kolaps në fund të sezonit bëri që ata të humbnin titullin ndaj Manchester Cityt.

Gallas luajti për Chelsean në 2005 dhe 2006 dhe ai ishte një anëtar i disa skuadrave që sfidonin Arsenalin për titullin e ligës në fund të viteve 2000.

Gallas beson se lojtarët e Mikel Artetas nuk do të mund të luftojnë për titull këtë sezon për shkak të mungesës së karakterit në dhomën e zhveshjes.

“Arsenali është i aftë të fitojë ndeshje të rëndësishme, si ajo kundër Man City, por ne presim që ata të humbin pikë dhe nuk e dimë pse. Ndeshja me Newcastle ishte çfarë ishte. Të gjithë e dimë se sa e vështirë është të luash kundër Newcastle, por Arsenali duhej të largohej me tre pikët”, ka thënë fillimisht Gallas.

“Ky është ndryshimi midis një ekipi me shumë karakter dhe një ekipi pa të. Man City ka shumë karakter dhe ne e pamë këtë në fitoret e tyre ndaj Manchester United dhe Sheffield United dhe kjo e fundit ishte në minutën e fundit”, përfundoi ai.

Këtë sezon Arsenali po përballet gjithashtu me një luftë të ashpër për titull nga Tottenham Hotspur, i cili qëndron i dyti në ligë me sulmin më të mirë dhe me një Newcastle United edhe më të fortë se sa edicionin e kaluar./Telegrafi/

Read Entire Article