Ish-ylli i Bayern Munich po e shtyn Alphonso Davies që t’i bashkohet Real Madridit

6 months ago 11

Alphonso Davies duket se do të bëjë lëvizjen tek Real Madridi në verë, pasi refuzoi disa oferta nga Bayern Munichu për të nënshkruar kontratë të re.

Kontrata e tij aktuale me bavarezët skadon në fund të sezonit të ardhshëm, kështu që me shumë mundësi ai do të jetë në dispozicion për shitje këtë verë me një çmim të arsyeshëm.

‘Los Blancos’ janë favoritët kryesor për nënshkrimin e tij, pasi kanadezi do të ishte zgjedhja e tyre e parë në krahun e majtë të mbrojtjes. Kushtet personale tashmë janë arritur, që do të thotë se ka mbetur vetëm marrëveshja me Bayernin për çmimin e lojtarit, para se transferimi të kompletohet.

Real Madridi e ka përcjellur Daviesin tash e sa kohë, dhe një ndër lojtarët që po e inkurajon atë të kalojë nga Bavaria në Madrid sipas Relevos është David Alaba.

Austriaku i cili më herët ka luajtur në radhët e Bayernit, kompletoi kalimin tek kryeqyteti spanjoll në 2021.

Sipas raportit thuhet se Alaba tash e disa muaj ka biseduar me Davies duke u munduar që ta bind që t’i bashkohet atij tek Reali.

Davies do të ishte një blerje e jashtëzakonshme për gjigantin spanjoll, ndonëse një marrëveshje me Bayernin ende nuk është finalizuar./Telegrafi/

Read Entire Article