Ishte i padukshëm në pjesën më të madhe të lojës, por kur i erdhi mundësia të shënonte – Joselu dështoi keq

11 months ago 17

Joselu kishte një tjetër lojë për të harruar kundër Cadiz. Sulmuesi ishte i padukshëm në pjesën më të madhe të lojës dhe kur më në fund doli në qendër të vëmendjes, dështoi keq.

Rodrygo dhe sulmuesi i vetëm natyral i Real Madridit u përballën me portierin kundërshtar dhe braziliani ia kaloi topin sulmuesit.

Për disa arsye, Joselu ndaloi dhe nuk e preku topin, duke e lënë atë të përfundonte jashtë vijave të fushës. Me shumë mundësi ai mendoi se ishte jashtë loje – por ai nuk ishte.

Rezultati ishte 1-0 në atë kohë dhe Cadiz kishte shanset e tij për të barazuar, kështu që tifozët madrilen nuk e pëlqyen atë pamje.

Në fund, Real Madridi ia doli të merrte një fitore të pastër me dy gola nga Rodrygo dhe një nga Jude Bellingham për tri pikë të reja. /Telegrafi/

🚨| Rodrygo with a BIG MISS chance against Cadiz

Rodrygo's fault or Joselu's?
pic.twitter.com/f2jmFNBv08

— Red Card Alert (@collinabanter) November 26, 2023

Read Entire Article