Ishujt Faroe kërkojnë suprizën: Do aplikojmë skema të reja në “Air Albania”

11 months ago 21
21:54 19/11/2023

Trajneri Jakan Ericson shpreson që kombëtarja e Ishujve Faroe të mos të ndikohet nga atmosfera festive në stadiumin “Air Albania”. Trajneri 63 vjeçar kërkon nga ekipi që të luajë denjësisht në fushë, ndërsa synon që të aplikojë edhe skema të reja.

Por tekniku e di, se kuqezinjtë janë një përfaqësuese e vështirë.

 “Ne jemi këtu për të bërë një paraqitje të mirë e për të ecur përpara. Do të aplikojmë disa skema të reja në këtë ndeshje, që nuk kemi patur mundësi t’i provojmë. Shpresoj që përfaqësuesja t’i bëjë ballë atmosferës festive që do të jetë këtu. Shqipëria është një skuadër e fortë, që ka lojtarë cilësorë.”

Edhe mbrojtësi Viljormur Davidsen parashikon një përballje të fortë, por është optimist se skuadra do të largohet nga Tirana me një rezultat pozitiv. Pas 7 ndeshjeve të luajtura, Ishujt Faroe kanë grumbulluar vetëm 1 pikë dhe janë në vend të fundit në Grupin E. Ekipi ka shënuar dy herë dhe ka pësuar 13 gola.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article