“Ju si ish kryetar bashkie e keni energjisuar dhe i keni dhënë ngjyra të bukura, jam mirënjohës për partneritetin që kemi. Jo vetëm udhëheqës i shquar, por edhe kryeminister shumë i mire, jam mirënjohës për partneritetin që kemi. Në çdo vështirësi Rama ka qenë pranë nesh dhe i kemi përballuar së bashku. Kanë thënë njerëz që ky vend këtu tregon rrugën e Shqipërisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, përfundimi ishte para 35 vitesh. Ndërtesa ishte kushtuar ndaj një personi që përfaqësonte të kaluarën,. E vetmja marrëdhënie jonë në atë kohë ishte zëri në Zerin e Amerikës. Shikoni sot rreth e rrotull, ka dritë, kafe, salla, është një simbol i fuqishëm i gjallë i të ardhmes dhe i tanishmes marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Shqiptarët mësojnë si të jetojnë në SHBA. Kjo ndërtesë u rindërtua me fondin shqiptaro amerikan. Unë e pash sot në rrugët e Tiranës, energjinë për të ardhme, Ardhme e integruar me perëndimin dhe botë. Vitin e kaluar një numër rekord turistësh vizituan Shqipërisë, vendi juaj u kualifikua në Europian. Unë do të vij gjatë finaleve të kupës dhe ndoshta mund tju ndihmoj. Po shihni lidhjet e fuqishme të vendeve tona. Amerikanë të rinj po vallëzojnë gjithë natën em Dua Lipën, shefja e AI është Murati. Një nga restorantet më të mira është shqiptare”-u shpreh Blinken.
Top Channel