Jurgen Zela: Dwamena, mes kandidatëve kryesorë për të fituar Topin e Artë të kampionatit shqiptar

11 months ago 17
23:36 13/11/2023

Futbolli shqiptar është tronditur pas vdekjes së futbollistit ganez të Egnatias, Raphael Dwamena-s. Me atë që kishte treguar në fushën e blertë, ai ishte padyshim lojtari më i mirë aktual në Shqipëri. Statistikat dhe historia e vërtetojnë këtë.

Gazetari Jurgen Zela në një intervistë për emisionin “Opinion” u shpreh se Dwamena ishte një prej kandidatëve kryesorë për të fituar Topin e Artë të kampionatit shqiptar.

“Kishte arritur në nivelin që të bëhej kapiten i skuadrës së Egnatias. Mund të zbuloj dhe diçka tjetër. Ai ishte mes kandidatëve për të fituar Topin e Artë të kampionatit shqiptar, një trofe që do të jepet në fundin e këtij viti. Ishte mes pretendentëve kryesorë për të mos thënë ndoshta më i kuotuari për ta fituar këtë trofe”, tha Zela./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article