Juventus arrin marrëveshje me Bremer për rinovimin e kontratës

10 months ago 19

Juventus raportohet se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin brazilian Bremer, për rinovimin e kontratës.

Bremer pritet që të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me “Zonjën e Vjetër” pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse, që prej se iu bashkua atyre.

Ka qenë gazetari Fabrizio Romano, ai i cili ka raportuar se Juventusi do të përmbyllë së shpejti çështjen e rinovimit me Bremer, i cili po ashtu sipas kontratës së re pritet që të përfitojë më shumë para.

Bremer ka qenë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Allegrit, duke luajtur në 60 ndeshje ndeshje përgjatë 1 viti e gjysmë.

⚪️⚫️ Bremer will put pen to paper on new deal at Juventus already this week, as revealed today.

Exclusive story, set to be confirmed. https://t.co/4FLEdr76zB

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 26, 2023

Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asistim në të gjitha garat, duke justifikuar shumën prej 41 milionë eurosh për transferimin e tij nga Torino.

Kontrata aktuale e Bremer në “Allianz Stadium” skadon në verën e vitit 2027, por sidoqoftë bordi i klubit e ka bërë si prioritet rinovimin e kontratës, për ta shpërblyer atë për paraqitjet e mira.

Kësisoji, ky rinovim i kontratës do të shuante njëherë e përgjithmonë zërat për largimin e tij nga italia.

Interesim për shërbimet e Bremer më herët thuhej se kishte shfaqur ekipi i Tottenhamit, por që në fund klubi anglez vendosi që të transferojë Micky van de Ven./Telegrafi/

Read Entire Article