Juventus kualifikohet me show

9 months ago 24
14:27 05/01/2024

“Zonja e Vjetër” mund Salernitanën 6-1 dhe shkon në çerekfinalet e kupës së Italisë

Juventusi kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë dhe e bën këtë me spektakël. Në “Allianz Stadium” “Zonja e Vjetër” shkatërroi Salernitanën me rezultatin 6-1 dhe u dhuroi tifozëve një fitore të bukur.

E megjithatë nisja për bardhezinjtë ishte e hidhur. Pas vetëm 1 minutë loje, skuadra e Alegrit e gjeti veten në disavantazh pasi Ikvemesi i ndëshkoi. Në të 12, Mireti barazoi rezultatin dhe risolli qetësinë në “Allianz Stadium”.

Në të 35, bardhezinjtë realizuan përmbysjen falë Kambiasos. Në pjesën e dytë, “Zonja e Vjetër” ishte e papërmbajtshme.

Në të 54’, Rugani e çoi rezultatin në 3-1. Bron e përkeqëson situatën për Salernitanën pasi shënoi në portën e tij. Në vazhdim ishte radha e Jildiz për të festuar. Fitoren e vulosi Ueah në shtesë.

Rivali i radhës i Juventusit do të jetë Frosinone me skuadrat që ndeshen për një vend në gjysmëfinalen e Kupësn së Italisë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article