Juventus ngjitet në krye të Serie A

11 months ago 59
00:01 12/11/2023

Juventus ngjitet në krye të Serie A

Në Serie A, Juventus mori kryesimin pas fitores 2-1 ndaj Kaljarit. Golat për bardhezinjtë i shënuan, Bremer dhe Rugani ndërsa për miqtë shkurtoi Dosena.

Skuadra e Alegrit ngjitet përkohësisht në krye të renditjes në pritje të ndeshjes së Interit me Frosinonen që do të luhet të dielën.

Ndërsa Milani nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 në fushën e Leçes.

Kuqezinjtë e nisën vrullshëm, duke shënuar 2 gola me Zhiru dhe Rejnders, por vendasit barazuan në të dytën me Sansone dhe Banda.

Leçe pati mundësi të fitonte ndeshjen, por goli i shënuar në minutat e fundit u anulua nga VAR.

Milani vijon të mbetet në krizë pasi në 4 ndeshjet e fundit ka 2 humbje dhe 2 barazime.

Për Leçen luajti 90 minuta edhe mesfushori i kombëtares sonë Ylber Ramadani. 

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article