Juventusi ka harruar se si duhet të fitojë, ndalet edhe nga Verona

8 months ago 15

Juventusi nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim ndaj Veronas me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 25-të të Serie A, duk shkuar në katër ndeshje radhazi pa fitore.

Ndeshja nisi furishëm nga të dyja palët, gjë që nuk pritej, pasi dy skuadrat njihen si të kujdesshme në mbrojte.

Në minutën e 11-të erdhi goli i parë në ndeshje, kur Verona shënoi me Michael Folorunsho për 1-0.

🚨🇮🇹 GOAL | Hellas Verona 1-0 Juventus | Folorunsho

WHAT A FANTASTIC GOAL FROM FOLORUNSHO !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/wyo6mWpYix

— Tekkers Foot (@tekkersfoot) February 17, 2024

Juventusi fitoi penallti në minutën e 28-të, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Dusan Vlahovic për 1-1.

Vlahovic is taking good penalties again 😭❤️pic.twitter.com/bFGYmG6yGb

— 🌹 (@Otavioprop) February 17, 2024

Me këto dy gola u mbyll pjesa e parë, ndërsa edhe e dyta ishte interesante.

Ndërsa me të filluar pjesa e dytë, sërish Verona kaloi e para në epërsi, kësaj radhe me Tijjani Noslin që gjeti rrjetën për 2-1.

Por nuk vonoi shumë dhe Zonja e Vjetër sërish gjeti golin e barazimit, kësaj radhe me Manuel Locatellin që asistoi te Adrien Rabiot për të shënuar për 2-2.

GOAAAAAAAAAAAAAAAAAAAL! RABIOT 2-2pic.twitter.com/r9yOUEwxTb

— Max Statman (@emaxstatman) February 17, 2024

Pas këtij goli të dy skuadrat kishin raste të mira, por nuk arritën të shënonin.

Juventusi pas këtij barazimi mbetet i dyti në renditje me 54 pikë. /Telegrafi/

Read Entire Article