Juventusi merr kreun e Serie A

10 months ago 12
16:31 02/12/2023

Gatti ‘thyen’ Monzën. Bardhezinjtë parakalojnë momentalisht Interin

Juventus do të mbetet në krye të renditjes së Serie A të paktën deri mbrëmjen e së dielës. Bardhezinjtë parakaluan Interin, pas fitores me tepër vështirësi, 2-1 në transfertën e Monza. Skuadra e Massimiliano Allegri ishte dominuese në fushën e lojës dhe rastet e krijuara sollën fitimin e një penalltie.

Nga 11 metra larg, Vlahoviç gaboi, për tu neutralizuar nga portieri vendas. Në zhvillimin e goditjes së këndit, ishte Rabiot ai që realizoi me kokë për të zhbllokuar kështu takimin.

Mesfushori francez ngjitet në kuotën e 13 golave në dy sezonet e fundit, duke u barazuar me Felipe Anderson si lojtarët më rezultativ të këtij reparti. Në minutat shtesë erdhi edhe reagimi i Monzës, që kishte nën kontroll topin, por rastet për shënim i munguan. Karboni realizoi në të dytën shtesë, për të krijuar iluzionin e një pike për Monzën.

Gjithsesi, Juventus gjeti forcën për të shënuar edhe golin e fitores, me autor mbrojtësin Gati. Fitorja e shtatë në 9 ndeshjet e fundit, ku bardhezinjtë nuk kanë pësuar humbje, duke qënë kandidat potencial për titullin kampion.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article