“Ka shkelur normat e moralit komunist”, Berisha nxjerr dokumentin: Arben Kraja dënoi një të ri 1 vit pas rënies së murit të Berlinit

10 months ago 10

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Arben Kraja, prokurori i SPAK që po heton inceneratorin e Tiranës, nuk mund të punonte në administratën shtetërore, për shkak të të shkuarës së tij në Sigurimin e Shtetit.

Berisha publikoi një dokument, sipas të cilit, Arben Kraja, ish hetues, ka dënuar një të ri në Shkodër për shkak se “ka shkelur normat e moralit komunist”.

Berisha: Arben Kraja ish xhelat i Sigurimit ka dënuar një të ri në Shkodër se nuk pranonte moralin komunist. Ky hetues thoshte “ka shkelur normat e moralit komunist”. Kraja qëndron në Prokurori në kundërshtim flagrant me ligjin aktual për Prokurorinë dhe nenin 6 të Kushtetutës. Se cili është integriteti i tij për të qenë rrogëtar është kjo dëshmi që këtë akt nuk e ka kryer në vitin 70, por një vit pas rrëzimit të murit të Berlinit dhe rënies zinxhir të diktaturave komuniste.

Kraja është një person i papërgjegjshëm që nuk duhej të merrej kurrë me dosjen e djegësit të Tiranës sepse nipi dhe mbesa e tij janë bashkëpunëtorët më të afërt të Veliajt në Bashkinë e Tiranës. Në çdo lloj mënyre ata i kanë pasur dyert e hapura të ndikojnë te Kraja, por rezultati dëshmon vetë, është amnistia e paimagjinueshme e njeriut që ka firmosur të vidhen në qytetin e Tiranës rreth 1 miliardë euro në 30 vite nga ai vet i Rama.

Prokurori Premçi, një mik i njohur i McGonigal, nuk mund të hetonte kurrë po të kishte minimumin e ndërgjegjes së zyrtarit, pasi lidhjet e tij të strukturuara me Zoton, nuk lejonin hetimin e aferës së shekullit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article