“Kam vrarë një person”, 17-vjeçari shqiptar vetëdorëzohet në policinë gjermane, kyç gojën për detajet e krimit, por zbulon se…

10 months ago 42

Balkanweb app Get it on Google Play

Policia gjermane ka gjetur ditën e shtunë trupin e pa jetë të një person, i cili ishte ekzekutuar pranë “Holsten Therme”. Sipas BILD, një 17-vjeçar shqiptar ishte dorëzuar më parë me avokatin e tij në një stacion policie në Pinneberg rreth mesnatës dhe kishte deklaruar se kishte qëlluar një person. Oficerët e habitur regjistruan gjithçka dhe e dërguan të riun në Norderstrasse në Kaltenkirchen, ku shqiptari i çoi oficerët e policisë në orën 2:41 të mëngjesit në një shteg pikërisht pranë zonës së ‘spa’ termale.

Në fakt ishte kufoma e një burri në pyll, i ekzekutuar me një plumb në kokë!

17-vjeçari ka heshtur për detajet e krimit, ndërsa doli para një gjyqtari të dielën. Zëdhënësja e policisë tha se është lëshuar një urdhër arresti për të miturin me dyshimin e fortë për vrasje nga pakujdesia.

“Holsten Therme”, pishina e aventurës është ndërtuar në vitin 1999, e cila përfshinë një pishinë të jashtme me ujë të nxehtë 2000 metra katrorë, një zonë të madhe sauna dhe një studio fitnesi.

Policia tani duhet të zbulojë se sa kohë qëndronte aty i vdekuri ende i paidentifikuar. Mjekët ligjorë besojnë se ai u qëllua mes të martës dhe të premtes. Gjithashtu është e paqartë nëse vendi ku është gjetur është edhe vendi i krimit. Me sa duket ka të dhëna se i panjohuri mund të jetë vrarë në zonën e qendrës së qytetit.

BILD mësoi se viktima dhe 17-vjeçari shqiptar ndoshta kanë pasur një mosmarrëveshje për pazaret e drogës. Deri më tani, shqiptari, i cili nuk ka vendbanim të përhershëm në Gjermani, thuhet se ka qenë i paskeduar më parë nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article