19:23 03/09/2023
Indrit Çullhaj mori medalje bronzi në Kampionatin Ballkanik të Xhudos që u mbajt në Pejë. Çullhaj fitoi sfidën me turkun Soner Kumtash për peshën deri 73 kilogramë.
Triumfues në këtë peshë ishte xhudisti i Kosovës, Akil Gjakova, i cili ka marrë medaljen e artë në Europianin e vitit 2021. Gjakova u përball me Çullhajn në këtë Kampionat Ballkanik.
Turneu i radhës për Indrit Çullhajn do të jetë më 30 shtator në Pragë që vlen për pikë kualifikuese në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Tv Klan
Të ngjashme