Ralf Ragnick vlerësohet nga presidenti Laporta
Te Barcelona nuk ndalin së menduari për trajnerët gjermanë. Në orët e fundit, e përditshmja katalanase Mundo Deportivo ka hedhur në tavolinë emrin e një kandidati të ri që ende nuk kishte dalë në dritë: Ralf Ragnick, trajneri aktual i kombëtares së Austrisë.
Problemi i Ragnick është angazhimi i tij me këtë përfaqësuese ndërsa tek Barcelona duan që tekniku i ardhshëm të jetë i gatshëm menjëherë pas përfundimit të sezonit.
Presidenti Laporta beson se trajnerët gjermanë janë opsioni më i mirë për të marrë drejtimin pas largimit të Xavi. Hansi Flick, Thomas Tuchel apo Julian Nagelsmann, por Ragnick ka një avantazh të rëndësishëm ndaj tyre, pasi Laporta e konsideron atë “mjeshtrin” e të gjithë këtyre trajnerëve.
Presidentit gjithashtu i pëlqen shumë puna e tij e madhe në të kaluarën si një “zbulues” i talenteve të mëdhenj, i fokusuar tek të rinjtë, zhvillimi i tyre dhe përfitimi financiar pas eksportimit në klube të tjera.
Në Spanjë thonë se favorit është Hansi Flick, pasi ai është pa kontratë dhe nuk do të kishte nevojë të negocionte kompensimin financiar me asnjë ekip.
Në listë janë Roberto de Zerbi, me klauzolë 10 mln për t’u larguar nga Brighton dhe Xabi Alonso, por disi më larg për shkak se ka qenë futbollist i Real Madrid.
Tv Klan
Të ngjashme