Kane vazhdon me rekordet/ Sulmuesi anglez shkon në 18 gola të shënuar në 12 ndeshje, më mirë se Gerd Muller

11 months ago 43
21:05 25/11/2023

Heri Kejn nuk di të ndalet në Bundesligë! Sulmuesi i dha fitoren Bajern Mynihut në sfidën në transfertë ndaj Këlnit, duke shënuar golin e vetëm të sfidës.

Pas 12 javëve të luajtura, kapiteni i Anglisë ka shkuar në kuotën e 18 golave të shënuar. Kane përmirëson rekordin e legjendës gjermane të futbollit, Gerd Myler që kishte shënuar 17 gola në 12 sfida.

Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën e 20 të lojës. Në vazhdim, kampionët në fuqi u mbrojtën mirë dhe nuk u lejuan hapësira vendasve, duke marrë tre pikë që i çojnë në kuotën e 32 pikëve.

Për Kane ky nuk është i vetmi rekord. Në moshën 30-vjeçare, ai bëhet anglezi që ka shënuar më shumë gola në Bundesligë.

Jadon Sancho te Borussia Dortmund dhe Kevin Keegan i Hamburg ishin ndalur në kuotën e 17 golave përgjatë një sezoni të Bundesligës.

Por kapiteni i “tre luanëve” i ka befasuar të gjithë, duke e thyer rekrodin në vetëm 12 javë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article