Kane zbulon lojtarin me të cilin i pëlqen të luajë tek Bayern Munich

11 months ago 25

Harry Kane zbuloi lojtarin me të cilin i pëlqen të luajë më shumë tek Bayern Munich pasi shënoi golin e tij të 17-të në Bundesligë.

Kapiteni i Tre Luanëve është në formë mjaft të mirë për momentin pasi shënoi dy gola në fitoren 4-2 të Bayern Munich ndaj Heidenheim të shtunën.

Me dygolëshin e shënuar, Kane kaloi me shifra Niclas Füllkrug të Borussia Dortmundit dhe Christopher Nkunkun të cilët ishin golashënuesit më të mirë sezonin e kaluar, pasi sulmuesi anglez tani numëron 17 gola në Bundesligë.

Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi 30-vjeçar zbuloi se Leroy Sane është bashkëlojtari i tij i preferuar në Bayern pasi ata ndajnë një lidhje brenda dhe jashtë fushës.

Ish-ylli i Tottenhamit po shijon jetën në Gjermani që kur iu bashkua kampionëve në fuqi të Bundesligës gjatë verës. Ai tashmë ka 21 gola në të gjitha garat dhe tani është lojtari i parë në histori të ligës që shënon 17 gola në 11 paraqitje.

“Është thjesht kënaqësi me djemtë. Më pëlqen të luaj me Leroy. Ne kemi një lidhje shumë të mirë brenda dhe jashtë fushës. Një lojtar dhe djalë fantastik”, ka thënë Kane pas ndeshjes.

Sulmuesi do të rikthehet përsëri në aksion për kombëtaren angleze teksa të besuarit e Gareth Southgate do të përballen me Maltën në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024./Telegrafi/

Read Entire Article