Kaosi në Kuvend, ambasada italiane në Tiranë shpreh shqetësim: Mazhoranca dhe opozita të punojnë bashkë që Parlamenti të ushtrojë detyrën e tij

10 months ago 19

Ambasada e Italisë në Tiranë ka shprehur shqetësim për kaosin e krijuar në Kuvend tashmë prej javësh.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada i bën thirrje mazhorancës dhe opozitës që të punojnë bashkë në mënyrë që Parlamenti të ushtrojë detyrën e tij.

“Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh shqetësim për zhvillimet më të fundit në Parlamentin shqiptar. Një Parlament funksional dhe një dialog frytdhënës midis deputetëve të zgjedhur janë thelbësorë për funksionimin e duhur të demokracisë. Nxisim shumicën dhe opozitën të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve.”, thuhet në reagim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article