Ky është Ylli Jaçellari 45-vjeçari nga fshati Udënisht i Pogradecit i cili ka arritur të kapë një peshk Koran më shumë se 13 kg në ujërat e liqenit të Ohrit.
Në një intervistë për News 24 ai tregon se dita e tij nisi si zakonisht rreth orës 2 të mëngjesit atëherë kur pjesa më e madhe e peshkatarëve të licensuar dalin në liqen, por fati kishte rezervuar diçka tjetër për të.
Sapo hyri brenda ujerave të ëmbla peshkatari arriti të dallojë me sy të lirë mbretin e peshqve Koranin dhe më pas ta fusë atë në rrjetën e tij.
Prej 27 vitesh 45-vjeçari ushtron aktivitetin e peshkimit në liqen por kurrë nuk kishte arritur të nxirrte një peshk me këtë peshë,një fenomen që sipas tij është shumë i rrallë jo vetëm për të por edhe për peshkatarë të tjerë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë liqen.
Korani është një specie endemike e rrallë që nuk gjendet askund tjetër përveçse në Liqenin e Ohrit, është një peshk me vlera të larta ushqyese dhe dallon nga peshqit e tjerë që rriten në liqen si nga shija ashtu edhe nga ngjyra dhe pikat e pakta të kuqe në lëkurë qe e bëjnë atë një peshk të veçantë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb